Kosova e ka nisur mjaftë mirë ndeshjen pasditen e sotme (e diele) kundër Ishujve Faroe.
Përfaqësuesja jonë është duke udhëhequr me rezultat minimal 0 me 1 në takimin si mysafirë në kuadër të xhiros së katërt në Ligë të Kombeve kundër Ishujve Faroe, shkruan portali arbresh.info.
Anësori Milot Rashica arriti të realizoj më në fund për kombëtaren tonë pas gjithsej 15 paraqitjeve.
Mesfushori i Bremenit shfrytëzoi një top të humbur në mes të pjesës së skuadrës nikoqire duke dërguar topin me një super goditje drejtë portës së portierit 32-vjeçar Nielsen në një pozitë të paarritshme.
Rashica festoi duke bërë shqiponjën golin e realizuar në minutën e 9′ të ndeshjes në Torsvollur.
Kosova siguron vazhdimin tutje si një lider i grupit të tretë në Ligën D në rast se rezultati vazhdon të qëndrojë në favor të tyre.
Arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale edhe për pjesën e dytë./arbresh.info/
Shikoni supergolin nga Rashica:
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...