Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj këtë vikend po e kalon në malet e Sharrit.
Nënkryetari i PDK-së, ka postuar në llogarinë e tij Facebook një fotografi ku shihet duke u relaksuar në mal dhe duke shijuar bukurinë e stinës së vjeshtes, shkruan Indeksonline.
Hoxhaj ka thënë se ka dalë të relaksohet para takimeve zyrtare për zgjedhjet e brendshme të PDK-së nëpër degët e partisë në qytete.
Ky është statusi i Hoxhajt:
Shëtitje e këndshme në malet e Sharrit , para se të filloj me takimet e pasdites për zgjedhjet e brendshme të #PDK-së nëpër degët e partisë në qytete të ndryshme. Ngjyrat e vjeshtës janë absolutisht të mrekullueshme në këtë pjesë të Kosovës.

PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...