Zv. kryeministri për Çështje Evropiane sot në një konferencë për shtyp tha se beson në pafajësinë e tij dhe pret se për një kohë të shkurtër këtë ta vërtetojë edhe Prokuroria.
Osmani tha se personalisht ai ka kërkuar që të hapet hetim për rastin e PSP “Pacienti”.
“Unë kam pritur edhe në fazën para hetimore që të thirrem nga Prokuroria. Tani hetimi veç më se është hapur dhe unë kam mbledhur të gjithë dokumentacionin përmes të cilës qartësisht se vendimet e mara janë ligjore dhe në interes të qytetarëve”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Osmani shtoi se ky dokumentacion i mbledhur sot në mëngjes iu është dorëzuar Prokurorisë, ndërsa në periudhën në vazhdim do të dorëzohen edhe dokumente plotësueses.
Bujar Osmani së bashku me disa persona tjerë është i akuzuar në rastin e PSP “Pacienti”, për shkak të dyshimit të shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe kompetencave.
Papa Leoni XIV pret Zelenskyn – Vatikani jep detaje
Zjarr në një ndërtesë në Indonezi, të paktën 17 të vdekur
Hamza: Guerot më njoftoi se se letrën time për heqjen e sank...
Lahuta shqiptare, zyrtarisht pjesë e UNESCO-s
Organizatorët e protestës së 13 dhjetorit në Shkup: Do të kë...
IKD: Nga 444 të akuzuar për korrupsion më 2024 dhe 2025, vet...