Marrëveshja finale mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të nënkuptojë njohjen e Kosovës nga Serbia.
Ky është qëndrimi që shpalosi sot ministrja e Jashtme austriake, Karin Kneissl në konferencën e organizuar nga Parlamenti Evropian.
Sipas saj vendet e Ballkanit Përendimor janë vende të Evropës dhe si të tilla duhet edhe të konsiderohen.
Siç thotë ajo, BE-ja nuk është e plotë pa integrimin e këtyre vendeve në Union.
Tutje, duke folur për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Kneissl tha se një marrëveshje e ardhshme mes këtyre dy vendeve duhet të përfundojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Kujtojmë se delegacioni serb dhe spanjoll dolën gjatë ditës së djeshme u larguan nga kjo konferencë për shkak të mos pranimit të delegacionit kosovar që të përfaqësoheshin me fusnotë
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...