Veprimi i kryetarit të Hanit të Elezit, Rufki Suma, për ndërprerjen e punimeve të Bektel-Encha në autobanin “Arbën Xhaferi”, ka nxitur reagimet e punëtorëve të kompanisë turko-amerikane.
Operatori i Bechtel-it, Shpëtim Berisha përmes një reagimi në “Indeksonline” ka dhënë një sërë kritikash në drejtim të Sumës.
Ai ka përmendur se nga komuna e Hanit të Elezit janë të punësuar një numër i madh i puntorëve, të cilët mbajnë familje nga paga që marrin prej kësaj kompanie.
“Nashta edhe e nal amo shumë njerëz janë tu punu aty nga Elesani që janë duke mbajt familje , tash atij (Rufi Sumës) i ka ra ndërmend me nal. Pse ja shiti pra atëherë pronat duke i dit pasojat. Ku punohet pa bo zhurmë o kryetar ?! Qysh je a je mirë”, thuhet në reagimin e Berishës, transmeton Indeksonline
Ndryshe, për veprimin e të parit të Hanit të Elezit, i cili mbrëmë ndaloi punimet e kompanisë Bechtel-Enka për shkak se punimet po zhvilloheshin në orët e vona dhe kjo sipas tyre po i pengon banorët të zhvillojnë jetë normale nga zhurma e krijuar, ka reaguar edhe ministri, Pal Lekaj.
Sipas tij, është për keqardhje kur dëgjon se një projekt gjigant infrastrukturor që është në fazën e finalizimit, po pengohet.
“Autostrada “Arbën Xhaferi” që përveç lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve, ka ndikim pozitiv edhe në ekonominë e vendit, nuk guxon të përballet me të tilla ndalesa të organizuara për qëllime personale. Prandaj, Hani i Elezit duhet t’i gëzohet realizimit të këtij projekti, për të mirën e vendit”, ka thënë ai.
ZYRTARE: Endrick i bashkohet Lyonit në formë huazimi
Fantastike/ Ernest Muçi shkëlqen në Turqi dhe hyn në histori...
“Aptamil” me bakterie të rrezikshme, AUV kërkon tërheqjen n...
Polici mori ryshfet nga shtetasi serb që t’ia mundësojë hyrj...
Asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonellë
Pedri: Synojmë të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar, b...