Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica po qëndron në një vizitë zyrtare në Gjermani.
Ministri Reçica, i shoqëruar nga Shefi i Misionit Diplomatik të Kosovës në Stuttgart, z. Blerim Canaj, u priten në takim pune nga Ministrja e shtetit të Landit të Baden Württemberg-ut, znj.Theresa Schopper.
Gjatë takimit, ministri Reçica falënderoi znj.Schopper për mbështetjen që Gjermania po i jep Kosovës, e në veçanti Landi i Baden Württemberg-ut, me projekte konkrete për përfshirjen e të rinjve nga Kosova, si një garancë për zbutjen e papunësisë përmes edukimit të kuadrove në profesionet që kërkon tregu i punës në Kosovë dhe Bashkimi Evropian.
Znj.Schopper konfirmoi gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin me Kosovën, qoftë përmes migrimit qarkor, aftësimit profesional të të rinjve, por në të ardhmen edhe me investime direkte nga ndërmarrjet gjermane. Ajo u zotua se në bashkëpunim me ministritë relevante do të mbështesë iniciativat që kanë të bëjnë me Kosovën, si në rrafshin e bashkëpunimit socio-ekonomik, po ashtu edhe në planin politik, duke mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...