Deklarata e anëtarit kroat në Kryesinë e Bosnjë-Hercegovinës Zeljko Komsic se për të “Kosova është e pavarur” dhe se, po të pyetej ai, “Sarajeva do ta njihte Kosovën”, i ka shqetësuar serbët.
Gazeta beogradase “Danas” ka intervistuar gazetarin e Banjallukës, Dejan Sajinovic, i cili thotë se, meqë Komsic e ka pranuar se qëndrimi i tij për Kosovën nuk ka pajtueshmëri në Kryesi, “me këtë vet e ka pranuar se është kjo e shtënën në ajër”.
Ai është i bindur se, megjithatë, në marrëdhëniet ndërmjet sarajevës e Beogradit rol më të madh do të jetë Sefik Djaferovic, anëtari boshnjak i Kryesië së BeH-së, “përkatësisht SDA-ja, përkatësisht në përgjithësi marrëdhënia ndërmjet Serbisë e BeH-së në kontekst të Turqisë”, transmeton gazetametro.net.
“Duke pasur parasysh se në SDA-në (parti boshnjake) ndikim të madh ka kryetari turk Recep Tayyip Erdoğan, mendoj se shumë gjëra do të shkojnë nëpërmjet Ankarasë, e kjo, duke pasur parasysh interesin turk në Serbi, mund të ndikojë në qetësimin e marrdhënieve të ndërsjella. Sa i përket Dodikut, pres mjaft jostabilitt, mirëpo, jo edhe detyrimisht kur është në pyetje marrëdhënia me Beogradin, sepse për këtë ai do të jetë në koordinim me Vucicin, e Vucicit, së paku në këtë kohë, nuk i përshtatet keqësimi i marrëdhënieve me Sarajevën”, ka thënë Sajinovic.
Rreth marrëdhënieve ndërmjet BeH-së e Serbisë, senad Pecanin, gazetar e publicist sarajevas, ka thënë për “Danas”-in se “Serbia zyrtare edhe më tej do të mbështesë zyrtarisht sovranitetin e Beh-së, ndërsa në realitet do të bëjë gjithçka që ta mbrojë e ta ndihmojë politikën shkatërruese të Milorad Dodikut”.
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu