Ministria e Drejtësisë, me datë 8 tetor 2018 nëpërmjet një shkrese përcjellëse, ka njoftuar se ka paditur komunës e Vushtrrisë, për shkak që nuk ka respektuar urdhrat e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, gjatë procedurës së emërimit të anëtarëve të Komitetit për politikë dhe financa.
Ky veprim i komunës së Vushtrrisë i është nënshtruar kontrollit të ligjshmërisë nga MAPL dhe është konstatuar se akti si i tillë është në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.
Vendimi i kuvendit të komunës së Vushtrrisë, kishte paraparë emërimin e 9 anëtarëve në Komitetin për politikë dhe financa por që bie në kundërshtim me Ligjin për Barazi Gjinore, Nr.05/L-20, sepse nuk ka garantuar përfaqësim të barabartë të grave në këtë trup ndihmues të punës së kuvendit.
Nga 9 anëtarë të emëruar, kuvendi komunal i Vushtrrisë, kishte zgjedhur 3 gra dhe 6 burra, veprim i cili shkel kriterin që përcaktohet në ligjin për Barazi Gjinore që thotë se: “ Përfaqësimi i barabartë gjinor në gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë përqind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse”, raporton kallxo.
Sipas shkresës njoftuese të ministrisë së Drejtësisë, nr.010-147/5 i datës 8 tetor 2018, Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë, konform nenit 82.2 të Ligjit nr. 03/L040 për Vetëqeverisjes Lokale, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konform kërkesës së MAPL-së për shqyrtim dhe harmonizim të aktit me legjislacionin në fuqi, dhe si rrjedhojë, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, konform nenit 82 të Ligjit nr. 03/L040 për Vetëqeverisjes Lokale, ka dërgu aktin Nr.23/18 të Komunës së Vushtrrisë për emërimin e anëtarëve të Komitetit për politikë dhe financa në gjykatën kompetente.
Më datë 7 shkurt 2018, MAPL, i kishte dërguar komunës së Vushtrrisë kërkesën për rishqyrtim të aktit, kurse kuvendi i Komunës së Vushtrrisë nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim konformë kërkesës së MAPL-së, duke shkelur dispozitat ligjore në fuqi.
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...