Skepticizmi i shtetit të Holandës karshi procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, i treguar gjatë votimit të fundit që u bë në Parlamentin Evropian, e ka shtyrë zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj që të pres në një takim zyrtar përfaqësues të këtij shteti, shkruan Gazeta Express.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovë është takuar me ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems dhe zëvendës drejtorin e Ministrisë së Punëve të Jashmte të këtij shteti, Sander Janssen, me të cilët ka diskutuar rreth procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.
“ I gëzuar të takohem me ambasadoren Williems dhe zëvendës drejtorin e MPJ-së, Janssen, me të cilët diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet Holandës dhe Kosovës për procesin e liberalizimit të qytetarëve tonë dhe agjendën Evropiane. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Holandës”, ka shkruar Hoxhaj në tëitter, raporton Gazeta Express.
Me 13 shtator Parlamenti Evropian kishte votuar me shumicë votash pro liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.
Në këtë votim shqetësues ishte rritja e votave kundër nga eurodeputetët e Holandës.

Euro deputeti Peter Van Dalen, kishte shpjeguar arsyet pse ka votuar kundër liberalizimit të vizave. Një prej shqetësimeve të tij kryesore: trazirat e mundshme nëse ndodh shkëmbimi i territoreve, për të cilat po angazhohet presidenti Thaçi.
“Jam i shqetësuar me bisedimet për ndryshimin e kufijve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Di shumë pak për të gjykuar nëse kjo është një ide e duhur apo jo, por e di që kjo mund të çojë në trazira të reja në rajon. Prandaj jam i bindur: Jo liberalizim vizash akoma. Së pari, duhet pritur se si po zhvillohet situata” kishte deklaruar ai për KTV-në.
“Kemi pasur veç pëlqim fizik, ia di profesionin”, Edi flet p...
Roma arrin marrëveshje totale me Zirkzeen, tani në sulm për ...
Qendrat për Pajisje me Dokumente ofrojnë shërbime me orar të...
Shoqata e Naftarëve e quan antikushtetues vendimin e MINT pë...
Rama: Kush ka probleme me ligjin nuk përfiton nga paqja fisk...
ATK: Zyrtari i arrestuar është pezulluar nga puna