Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po mban Konventën për hapjen zyrtare të procesit të zgjedhjeve të brendshme
Hajredin Kuqi nënkryetari i kësaj partie, në hapje të konventës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, tha se të gjithë e kanë derën hapur në PDK.
“Nëse shikojmë 19 vite pas shohim vetëm gjera të mira që i ka ndodh Kosovës dhe të gjitha proceset e kanë emrin e PDK-së. Sot 19 vite pas ne dalim ballqhapur para qytetarëve. Më lejoni të them se sot jemi më të pjekur dhe e dimë orjentmin tonë politik dhe synimet tona në dobi të qytetarëve. Sot zyrtarisht po i fillojmë zgjedhjet dhe ne do të reflektojmë për qytetarët. Jam i bindur se do ta fuqizojmë PDK-në edhe më shumë në këtë proces dhe kërkohet hapësirë për kuadrat e reja. Të gjithë e kanë derën hapur në PDK edhe ata që kanë qenë dikur dhe sa herë që kemi pasur kuadro të reja është fuqizuar PDK-ja dhe ta ndryshojmë PDK por edhe vendin tonë. Unë e shoh PDK si Prishtinën si ajo që është Kryeqyteti i Kosovës, PDK-ja është kryefjala e Kosovës. Gara në PDK është gara për Kryeministër të vendit”, u shpreh Kuqi.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar