Kreu i Social-Demokratëve të Pavarur, Millorad Dodik deklaroi se do të fillojë këtë iniciativë për ta njohur Krimenë si pjesë integrale të Rusisë.
“Natyrisht se do të filloj këtë inicativë dhe synoj që Krimea të njihet në nivel të Bosne Hercegovinës” ka deklaruar Dodik për të përditshmën ruse Izvestija, duke shtuar se bashkimi i Krimesë me Rusinë ka ndodhur pas një “referendumi legjitim”.
Lideri i serbëve të Bosnjës, Dodik ka thënë se është i interesuar, që sapo të krijohet mundësia, personalisht ta vizitojë Krimenë dhe se këtë do ta bëjë sapo të krijohet mundësia e parë. Ai po ashtu ka deklaruar se kurrë nuk do të përkrahë anëtarësimin e Bosnjës në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Ai në këtë intervistë deklaroi po ashtu se është i interesuar që në Republikën Serbe të Bosnjës, të ndërtojë një qendër humanitare ruso-serbe, të njëjtë sikurse ajo që gjendet në Nish të Serbisë. /REL/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale