Abdullah Thaçi, i dënuar javë më parë nga Gjykata Themelore në Prizren, për zbulim të fshehtësisë, ka marrë mbështetje sot nga një numër përfaqësuesish të shoqërisë civile përmes një marshi në qendër të Prishtinës.
“Jemi këtu sot për të dhënë sinjal më mënyrë simbolike, për t’i inkurajuar të gjithë qytetarët qe t’i paraqesin rastet e korrupsionit. U bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që mos ta ngushtojnë hapësirën, mos t’i frikësojnë sinjalizuesit, por ta ngushtojnë hapësirën e rasteve korruptive”, tha Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës gjatë këtij marshi në sheshin kryesor të Prishtinës.
Marshi është mbështetur nga një numër i organizatave të shoqërisë civile.
Abdullah Thaçi është dënuar me 5 mijë euro gjobë pasi u gjet fajtor se ka zbuluar llogaritë bankare të drejtorit komunal të Arsimit në Prizren dhe një arsimtari.
Zbulimi i këtyre llogarive kishte ndikuar që Prokuroria në Prizren të ngritë aktakuzë ndaj këtyre dy zyrtarëve./arbresh.info
Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtar...
Lladrovci përkrah Komandant Remin: Zëri i tij do të jetë i v...
Enzo Fernández dëshiron largimin nga Chelsea, ëndërron trans...
Sveçla mban sot konferencë për media
E arritën kualifikimin në Botëror pas 24 vitesh, kjo është l...
Kultivonin kanabis në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj...