Ardian Gjini, nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ia ka drejtuar disa porosi presidentit Hashim Thaçi, pasi ky i fundit gjatë ditës së djeshme e kërcënoi liderin e AAK’së, Kryeministrin Haradinaj, përmes një konference për media. Thaçi tha se nëse kryeministri Haradinaj nuk i korrigjon deklaratat e tij për dialogun me Serbinë, atëherë njerëzit e pakorrigjueshëm mund të ndërrohen, por Gjini thekson se edhe Thaçi mund të rrëzohen.
E rreth kësaj çështje për T7, Gjini ka thënë se presidenti Thaçi nuk ka peshë ligjore që ta shkarkojë Haradinajn nga pozita e kryeministrit.
Gjini ka deklaruar se partnerët e koalicionit qeverisës kanë marrëveshje për qeverisje, andaj edhe gjërat zgjidhen brenda koalicionit. Qeveria Haradinaj po bënë punë të jashtëzakonshme. Presidenti nuk ka vlerë ligjore për ta shkarkuar Qeverinë”, ka deklaruar Gjini.
Tutje ai është shprehur se presidenti Thaçi duhet të jetë më i qartë në deklaratat e tij.
“Thaçi duhet të jetë me eksplicit. Ekzistojnë disa procedura për rrëzim, disa kalkulime politike. Nuk ka zyrtarë që e merr pozitën qoftë përmes zgjedhjeve apo emërimi tjetër që të mos shkarkohet. Gjithkush mund të shkarkohet”, ka deklaruar Gjini./Express/
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...
William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të f...