Të tilla që ka siguruar “Koha Ditore” janë lëshuar në shtator dhe mbajnë nënshkrimin e Elhami Hajdarit, kryeshef i Agjencisë, i cili prej muajsh është i suspenduar dhe nuk ndodhet në zyre.
Edhe muajve paraprak, por edhe gjatë shtatorit, Hajdari nuk ka mundur ta ushtrojë funksionin. Kjo, pavarësisht faktit se edhe Gjykata Themelore në Prishtinë, nëpërmjet një aktvendimi, u ka dhënë vulë pohimeve se ishin të paqena “faktet” që i kishte listuar ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, si arsye për ta larguar atë nga pozita e kryeshefit.
Gazeta ka raportuar më herët se Hajdari është ndëshkuar pasi kishte refuzuar t’ia përcillte jashtëligjshëm mbi 80 mijë euro një biznesi me bazë në Prizren, me të cilin kishte raport afarist Biljana Rikalo, bashkëshorte e këtij ministri serb.
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu