Përfaqësuesja A e Kosovës ka mbajtur sot seancën e parë stërvitore, para ndeshjes me Maltën.
Kjo ndeshje luhet në kuadër të Ligës së Kombeve, ligë kjo e cila është edhe mundësi për kualifikim në Kampionatin Evropian.
Kjo stërvitje, ishte e para për të riun Lirim Kastrati, i cili po shkëlqen me skuadrën e Lokomotiva Zagreb.
“Ishte ëndërr e imja që të luaja për Kombëtaren A dhe kjo u bë realitet. Me kanë pritur jashtëzakonisht mirë. Unë do të përpiqem të jap maksimumin tim nëse do të vendos përzgjedhësi që të me inkuadrojë dhe nuk është me rëndësi se nga cila minutë fillojë” ishin fjalët e Kastratit.
Kastrati është lojtari më në formë tek Kosova. Ai gjithashtu është nga më të mirët në ligën kroatë këtë sezon. /arbresh.info/
Endrit Thaçi e Sami Lushtaku i shkojnë në vizitë për festën ...
Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri
Zhvilluan sezon perfekt tek Hoffenheimi, treshes së Kosovës ...
Kurti pret delegacionin amerikan, kërkon mbështetje për anët...
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...