Reperi i njohur Stresi ka qenë mjaft aktiv këtë vit me projekte të shumta muzikore.
Këtë të diele ai do të prezantohet në festivalin “Kënga Magjike”, festival në të cilin u paraqit edhe vitin e kaluar në bashkëpunim me rap-artistin, Flor Bana.
Kësaj radhe ai vjen solo, me një këngë e cila mendohet se do të jetë hip-hop baladë dhe dedikim për nënën e tij.
Lajmin se do të publikojë të dielën këngën e tij të re, reperi e bëri të ditur edhe përmes rrjeteve sociale.
Së fundmi, ai publikoi në Instagram një fotografi të tijën, në përshkrimin e së cilës ka thumbuar pak edhe pseudo-artistët e estradës.
“Artistë ka shumë, por nuk janë të gjithë njerëz, në kuptimin që duhet të jesh njëri pastaj artist … shihemi të dielën në Tv Klan Premierë: Te Du Mom Kenga Magjike 2018”, janë fjalët e reperit.
Ndër paraqitjet e tij më të suksesshme në “Kënga Magjike”, është ajo e vitit 2015, ku u paraqit me këngën “Mos ma luni gocën”, dhe u shpërblye me çmimin “Kënga më e mirë hip-hop”.
https://www.instagram.com/p/BorYQiNHbNL/?utm_source=ig_embed
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...