Autoritet bullgare kanë ndaluar pesë shtetas kosovarë, të dyshuar si terroristë, në pikën kufitare të Gyushevos, që lidh këtë shtet me Maqedoninë. Sipas mediave bullgare të ndaluarit janë shtetas kosovarë.
Sipas raporteve, ata janë arrestuar në orët e para të së enjtes, ndërsa janë të moshës 20 deri në 25-vjeç. Autoritetet kanë konfirmuar se kanë ndaluar pesë shtetas të huaj, por kanë refuzuar që të japin më shumë detaje.
Në telefonat e të ndaluarve janë gjetur materiale propagandistike të ekstremistëve të ISIS, por ka pasur edhe foto të njerëzve me koka të prera.
Agjencia për Sigurinë Kombëtare (DANS) është duke e hetuar rastin, nën mbikëqyrjen e zyrës prokurorit rajonal të Kyustendilit.
Sipas raporteve të pakonfirmuara, të ndaluarit kanë tentuar t’i japin ryshfet njërit prej policëve në pikën kufitare, duke ngjallur dyshime tek autoritetet bullgare, të cilët i kanë arrestuar menjëherë.
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman