Një mjek kanadez ka kryer një operacion shumë të veçantë, pa anestezi, të një arushi prej pelushi. Edhe pse nuk kishte eksperiencë të mëparshme në këto ndërhyrje kirurgjikale, dr. Daniel McNeely pranoi që të operonte arushin prej pelushi me kërkesë të vogëlushit Jackson.
Jackson McKie, 8 vjeç, ishte duke hyrë në sallën e operacionit kur i kërkoi mjekut nëse mund të operonte edhe arushin e tij. 8-vjeçari ka vuajtur që në lindje nga një problem mendor dhe që në fillim dr. McNeely ka qenë një nga neurokirurgët kryesorë.
“Si mund t’i thosha jo?”, shkroi dr. McNeely në një postim në Twitter së bashku me disa foto gjatë operacionit të arushit.
Postimi është shpërndarë deri tani më shumë se 7000 herë. Të dy pacientët e vegjël, Jackson dhe arushi i tij, po e rimarrin veten pas operacioneve të suksesshme. Jackson vuan nga hidrocefalus, një akumulim i lëngjeve në pjesën cerebrospinale.
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion