Pas transmetimit në emisionin Boom të rastit të 30-vjeçares nga Kuçova, e sëmurë mendore, e abuzuar seksualisht në muajin e 6 të shtatzanisë ka ardhur dhe reagimi i ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Sipas ministrisë, 30-vjeçarja e sëmurë mendore është strehuar në Qendrën e Zhvillimit në Korçë.
“Ministria e Mirëqenies dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet strukturave të shërbimit social ka ndjekur me vëmendje rastin e shtetases M.G. të transmetuar nga emisioni Boom në Ora News”, thuhet në reagimin e ministrisë.
“Me ndihmën e shërbimit social M.G është strehuar në disa institucione përkujdesi dhe aktualisht sapo është vendosur në Qendrën e Zhvillimit në Korçë, ku po merr të gjithë shërbimet e nevojshme, sipas standardeve të caktuara”, sqaron ministria.
Paralelisht gazetarët e BOOM pyetën në telefon dhe drejtorin e Shërbimit Social të Bashkisë Kuçovë, i cili thotë se menjëherë pasi rasti është referuar në ministri, është telefonuar nga Drejtoria e Shërbimi Social Tiranë për ta dërguar menjëherë 30 -vjeçaren në qendrën e zhvllimit Korçë.
Ai ka thënë se në bashkëpunim me policinë dhe spitalin e qytetetit është bërë dhe transferimi i saj drejt kësaj qendre./ora news
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Humbet Mallorca e Muriqit, rrezikon rënien nga La Liga
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...
Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...