Ekipet e zhytjes kanë larguar me kujdes mijëra goma të makinave të vjetra nga shtrati detar në jug të Francës, pasi u zbulua se përhapin ndotje nga kimikatet toksike shkruan BBC përcjell arbresh.info
Operacioni ka kushtuar rreth 1 milion euro dhe është pjesë e financuar nga prodhuesi i gomave Michelin si dhe nga shteti francez.
Zhytësit mbështeten nga një anije me pajisje heqëse.
Peshqit ishin shmangur nga zona.
Njëherë e një kohë u pa si një zgjidhje e dyfishtë – një mënyrë për të hequr qafe gomave të vjetra, duke krijuar habitate për jetën detare dhe stimulimin e organizmave detare që të rriteshin në goma.
Në vitin 1980 autoritetet lokale ranë dakord që 25,000 goma të zhyteshin në ujëra rreth 500 metra larg bregut midis Kanës dhe Antibës në Rivierën Franceze./arbresh.info/

Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...