Policia Kufitare e Rinasit ka bllokuar fluturimin e një avioni pasi kapiteni kishte konsumuar alkool.
Është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi spanjoll me iniciale E. L., 47 vjeç. Në kohën që pasagjerët kanë qenë duke hipur në avion, kolegu i tij ka njoftuar Policinë Kufitare të Rinasit dhe kompaninë që kapiteni ka kosumuar alkool në masë të madhe.
Policia Kufitare ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar fluturimin dhe ka kthyer pasagjerët në tranzit.
Kompania ka marrë masat duke zëvendësuar kapitenin me një tjetër dhe për këtë shkak është shtyrë fluturimi për 5 orë më vonë./Top Channel
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...