Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, ka deklaruar se Kompanitë e mëdha në Kosovë si duan katolikët, por më shumë po preferojnë punëtorë myslimanët.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar imami nga Drenasi Osman Musliu i cili ka thënë se duhet të ketë kujdes nga deklarat e tilla.
“Drejtuar Priftit Don Lush Gjergji qe shitesh bukur patriot dhe ke gojën plot dashuri e zemrën bukur katran,po te them kujdes nga këto deklerata se shqiptaret musliman te kanë nderuar dhe dashur bukur shume, mos i zhgënje…! Hapi syt dhe shiko se kush është Rektor i Universitetit “Hasan Prishtina” i nderuari dhe shume respektuari Marjan Dema,kryeprokuror Aleksandër Lumezi poste bukur te mëdha qe shumica e studentëve dhe punëtorve i përkasin besimit islam, mua me pengon te përmend përqindjen sepse jemi vëllezër dhe sikur bej ndarje nëse e përmend përqindje..!”, ka shkruar Musliu në facebook.
Ai tutje shkruan se shumica e studentëve falin namazin nëpër rrugët e Prishtinës ndërsa katolikët kanë një Katedrale.
“ Besa shumica e studentëve falin namazin nëpër rrugët e Prishtinës ndërsa ju keni një Katedrale qe shumicën e kohës është boshe ose bartni besimtar me autobus për ta mbushur deri dikun. Edhe pas këtyre fjalive dhen kësaj media Italiane unë prap te konsideroj vëlla edhe pse po gaboni bukur si shpesh por vëllazëria vazhdon…!Vërejtje :Këto fjale merri si këshill, jo sulem apo kritik”, ka thënë Musliu.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...