Këngëtarja Rihanna i ka shkruajtur kancelarës gjermane Angela Merkel, në Twitter.
Përveç këngëve tani ajo ka një rol krejt tjetër. Ajo është ambasadore e organizatës “Partneriteti Global për Arsimin”, që merret me sferën e shkollimit për vendet në zhvillim.
Ylli botëror i muzikës e ka lavdëruar qeverinë e drejtuar nga Merkel, për angazhimin në fushën e arsimit. Por sipas këngëtarës, Angela Merkel dhe ministri i Zhvillimit Gerd Muller mund të bëjnë edhe më shumë, jo vetëm për vendin e tyre, po edhe për shumë vende tjera të botës.
Rihanna i’u është drejtuar atyre për ta ndihmuar këtë organizatë .
Në postimin e saj shkruan:
“Nëse arrijnë të mbyllin mungesën e arsimit në vendet në zhvillim, të gjithë do të fitojnë.Ka ende punë për të siguruar 870 milionë fëmijë në 87 vende me arsim.”
Me 87.5 milionë ndjekës të Twitter-it, këngëtarja me shpresë ka gjetur një zë të fuqishëm.
Vijon protesta në Aeroportin e Vlorës, nënkontraktorët kërko...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Obiliq
Chelsea nis “revolucionin” në sulm: Alonso kërkon golashënue...
7-vjeçari u përplas për vdekje nga makina, shoqërohet në pol...
Situata në Aeroportin e Vlorës, Pacolli: Policia e Shtetit p...
Policia e Prishtinës ekzekuton 191 urdhëresa gjykate brenda ...