Trajneri i i Arsenalit, Unai Emery sapo ka fituar ndeshjen e tij të 32-të në Evropa Ligë – më shumë se çdo tjetër në histori të këtij kompeticioni.
Kështu thuhet sipas një statistike të publikuar nga llogaria ‘afcstuff’, që postoi faktin në Twitter pas fitores së “Topçinjve” me rezultat 4 me 2 në Evropa Ligë kundër Vorskla Poltavas këtë mbrëmje (e enjte), transmeton portali arbresh.info.
Rekordi i Emeryt në këtë kompeticion është i mirënjohur pasi strategu spanjoll ka fituar trofeun tri herë radhazi gjatë kohës së tij në detyrë te skuadra në La Liga – Sevilla.
Arsenali nuk do dëshironte që të luante në këtë nivel përgjithmonë dhe ka ëndrra që një ditë të jetë konkurrent për Ligë të Kampionëve, por për tani kjo statistikë shfaq potencialin madhështor të Emeryt.
46-vjeçari ishte një zëvendësues befasues i Arsene Wengerit gjatë verës, por ka nisur mirë epokën e tij në Emirates./arbresh.info/
https://twitter.com/afcstuff/status/1042886362553348096
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë