Policia franceze ka evakuuar rreth 600 persona që jetonin në një kamp refugjatësh në qytetin Nantes në veriperëndim të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në mediat franceze, mësohet se policia ka kryer një operacion për evakuimin e 600 refugjatëve që jetonin në çadra në qendër të qytetit Nantes.
Bëhet e ditur se refugjatët janë dërguar me autobusë në pesë salla sporti të ndryshme dhe se në kohën më të afërt do të vendosen nëpër qendra të strehimit.
Ndërkohë theksohet se gjykata në Nantes ditën e djeshme kishte marrë vendim për evakuimin e kampit të refugjatëve.
Refugjatët në kamp ishin evakuuar edhe më parë nga çadrat ku ata jetonin në lagje të ndryshme të qytetit Nantes.
Trump: Irani nuk do të marrë asetet e ngrira para se të arri...
Bastisje në Zubin Potok, konfiskohen katër armë
Kapen pranë kufirit greko-shqiptar 110 kg marijuanë të fsheh...
Kurti: Kanë mbetur më pak se 3 orë kohë, dil dhe voto, mos e...
Deri në orën 16:30 votuan 450 mijë e 641 qytetarë, apo 22.99...
Arrestohen dy persona në Pejë për ndërhyrje në proces zgjedh...