Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, mbetet i padëshiruar dhe po shihet si pengesë nga ana e opozitës dhe shoqërisë civile për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës,veçanërisht në sferën diplomatike.
Për Lëvizjen Vetëvendosje ky mision dhe prezenca e tij në Kosovë mbetet e papranueshme dhe si e tillë nuk duhet lejuar. Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes, Zgjim Hyseni në një prononcim për KosovaPress tha se duhet të ndërpritet ky mision sa më shpejtë që është e mundur.
Ndërsa për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës prezenca e mëtejme e UNMIK-ut, përveç që është e panevojshme, ajo edhe po shkakton vështirësi për Kosovën dhe njohjen e shtetësisë së saj, pasi që po përdoret nga ana e shtetit serb si argument për të parandaluar njohjet.
“Vete ekzistenca e misionit te UNMIK-ut dhe Rezoluta 1244 e cila, fatkeqësisht vazhdon të jetë ende në fuqi, shpeshherë po përdoret si argument nga Serbia për nevoja të konsumit të brendshëm politik por edhe si argument në përpjekjet agjituese dhe të avokimit te vendet e ndryshme nëpër botë, me qëllim të parandalimit të njohjeve për Kosovën. Dhe rrjedhimisht, është pikërisht procesi i njohjeve për Kosovën, ai i cili është më së shumti duke lënguar dhe vazhdon të pengohet me vetë prezencën e UNMIK-ut dhe Rezolutën 1244”, tha për KosovaPress përmes një përgjigje me email, anëtari i kryesisë së AAK-së, Alban Dermaku.
Në anën tjetër, Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike e Politike, vlerëson se ndonëse UNMIK vazhdon të jetë pasiv me prezencën e tij në Kosovë, ky mision si i tillë po dëmton shtetësinë dhe imazhin e vendit.
Sipas tij, do të ishte një gabim diplomatik nëse institucionet e Kosovës do të kërkonin të largohej me forcë ky mision, por se për të kërkuar një gjë të tillë, sipas tij, do të duhej të gjendeshin forma të tjera të cilat do të ia pamundësonin prezencën këtij misioni në vendin tonë.
Ai tha se Kosova duhet të promovoi interpretimin e opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila konfirmon që Rezoluta 1244 nuk është problem për shtetësinë e Kosovës dhe rrjedhimisht në këtë opinion specifikohet se ekzistenca e saj në asnjë mënyrë nuk pengon dhe duhet të shihet si kundërshtim për pavarësinë e Kosovës.
Sipas Korenicës, prezenca e UNMIK është shumë herë më i rrezikshëm në luftim që Serbia po i bënë edhe imazhit, edhe anëtarësimit tonë në organizata ndërkombëtare se sa rezoluta 1244.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri dhe njëherit ministri i Punëve të Jashtme i KosovësHashim Thaçi në fjalimin e tij të mbajtur të premten para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ka kërkuar që të shqyrtohet me diskutime serioze mandati i misionit të UNMIK-ut në Kosovë.
Thaçi krejt në fund të fjalimit të tij është shprehur “ Mandati i ardhshëm i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm duhet të shqyrtohet me diskutime serioze se si mund të transferohen burimet që deri me tani shpenzoheshin në Kosovë te njerëzit në Lindjen e Mesme dhe gjetkë, të cilët sot po ballafaqohen me vështirësi të mëdha dhe kërcënime ekzistenciale”.
Rasti tragjik në Pejë, Prokurorja e Krimeve të Rënda drejt v...
Ambasada britanike përgëzon KQZ-në për procesin e qetë zgjed...
Aktakuzë ndaj 21 personave për vrasjen e 42 civilëve në Reça...
Aksident me teleferik në Itali, 100 persona shpëtohen me hel...
Rama: Do të ishte mirë të kemi një mbledhje mes dy qeverive,...
Ngjarje e rëndë në Pejë, e konfirmon policia dy të rinjë të ...