Aleanca e Gruas së Kosovës (AGK)ka mbajtur sot në tryezë diskutimi për politikat e zbatuara ekonomike në Kosovë, politikat fiskale dhe efektet e saj.
Profesori Musa Limani, i cili është njohës i mirë i çështjeve ekonomike, tha se fajtorë për krizën e thellë, në të cilën gjendet sot shteti i Kosovës është pikërisht diagnoza e ekonomisë, e cila ishte jo e duhur. Sipas tij, kjo ka bërë që ekonomia e Kosovës sot të ballafaqohet me probleme të shumta zhvillimore, transmeton arbresh.info.
Sipas Limanit mos profesionalizimi na ka sjell në një situatë mjaftë të rëndë në ekonomin e Kosovës.
“Kemi ministra në ministri jo të profileve adekuate siç e kemi rastin me Ministrit Ekonomike ku kemi pas rastin e profilit të historianit, Ministrin e Drejtësisë, kimistin, tani kemi ministrin e Punëve të Brendshme, gjyqtarin” tha Limani.
Gjatë këtij diskutimi, Berat Thaçi nga Instituti GAP tha se vendimi i vitit të kaluar nga Qeveria e Kosovës për rritjen e pagave e sipas tij kjo është bërë pikërisht në për shkak të zgjedhjeve, tash këtë rritje po e paguan qytetarët e Kosovës me anë të të TVSH-së./arbresh.info.
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...