Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe rajon.
Presidenti Meta vlerësoi qasjen pozitive të Qeverisë së Maqedonisë për reformat gjithëpërfshirëse dhe kontributin e rëndësishëm të faktorit politik shqiptar në këto procese jetike.
“Presidenti Meta nënvizoi se faktori politik shqiptar në Maqedoni ka pasur dhe ka një rol të pazëvendësueshëm në procesin e transformimit të brendshëm social dhe politik, si dhe për integrimet e Maqedonisë në organizatat euroatlantike. Duke nënvizuar rëndësinë e integrimit të shpejtë evropian të të dy vendeve tona si dhe të rajonit, Presidenti Meta theksoi se Maqedonia është në një moment tepër të favorshëm dhe optimist pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë. Presidenti Meta u bëri thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që të marrin pjesë në referendumin e 30 shtatorit dhe të votojnë “Pro” të ardhmes së sigurt evropiane të vendit”, thuhet në kumtesën e Presidencës së Shqipërisë.
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...