Dy persona u plagosën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, në një aksident në rrugën Berat-Poshnje.
Sipas policisë, një motor që drejtohej nga një 25 vjeçar, u përplas me një këmbësorë të moshuar. 70 vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Beratit, por nga përplasja u dëmtua dhe vetë drejtuesi i motorit.
Policia bëri shoqërimin e tij dhe e dërgoi në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Ndërkohë një aksident tjeter i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një makinë ka përplasur rëndë një këmbësor.
Siç raportojnë burime të policisë i plagosuri ende i paidentifikuar është në gjendje të rëndë në sallën e operacionit./syri.net
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...