Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se 30 shtatori është një moment historik që i bashkon të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.
“Të gjithë e duan paqen, dhe me 30 shtator votohet për paqe, të gjithë e duan ardhmërinë dhe me 30 shtator votohet për ardhmërinë, të gjithë e duan stabilitetin prandaj me 30 shtator duhet votuar për stabilitetin jo vetëm këtu tek ne por edhe në rajon. Nuk ka një Evropë të sigurt pa një Ballkan të qetë. Paqja dhe stabilitet votohen me 30 shtator si dhe ardhmëria. Andaj duhet të gjithë të komunikoni me bashkëqytetarët të të gjitha komuniteteve që të mos hezitojnë, ngurojnë por me 30 shtator të votojnë për Maqedoninë Evropiane”, u shpreh Ahmeti.
Në kuadër të aktiviteteve informuese për referendumin që do të mbahet me 30 shtator në qytetin e Strugës së bashku me kryetarin e BDi-së, qëndruan deputeti Agim Shaqiri dhe zëvendësministri i shëndetësisë, Asim Musa.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...