Ankthi është një problem shumë i zakonshëm dhe ata që vuajnë prej kësaj gjendjeje po tentojnë gjithmonë e më shumë të gjejnë shpëtim tek kurat natyrale duke hequr dorë nga medikamentet e ndryshme.
Për shumë njerëz, detyra të thjeshta si t’i japësh makinësh, vonesat, pazaret e stërgjatura etj mund të shkaktojnë atake paniku. Çdo ndryshim i thjeshtë në rutinën e tyre u jep shkak për të akumuluar stres! Medikamentet e ankthit shoqërohen me jo pak efekte anësore, përfshirë këtu: ngadalësimin e sistemit nervor, përgjumje, ngathtësi, konfuzion, humbje të kujtesës,të përziera etj.
Terapia me vajra esencialë po këshillohet gjithmonë e më shumë nga ekspertët e shëndetit mendor dhe Living do të listojë më poshte efektet pozitive në shëndet të vajrave esenciale.
# 1 Bergamot
Bergamot,ndryshe njohur si vaji i qitros përdoret prej shekujsh në kulturat lindore, për qetësimin e stresit. Një studim i bërë në Tajvan në vitin 2011 tregoi se si mësuesit ishin më të qetë e më të duruar, pas dhjetë minutash aromaterapi me vaj qitroje. Ul presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës duke balancuar të gjithë aktivitetin mendor. Ky vaj rekomandohet kur jeni në gjendje të tensionuar.
Shënim: Vaji i qitros është fotosensitiv, që do të thotë se reagon direkt nën rrezet e diellit. Shmangni rrezet e diellit kur përdorni vajin bergamot në lëkurë.
# 2 Vaji esencial i livandos
Aroma qetësuese e livandos mund t’ju bëjë të ndiheni mirë, por shkenca ka vërtetuar me fakte se prania e “kampor, linalyl acetate dhe terpineol-4” janë përgjegjëse për ndjesinë e mirë që na jep në tru nuhajtja e vajit të livandos. Efekti qetësues e bën atë një zgjedhje të shkëlqyer për të luftuar depresionin dhe ankthin.
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...
Gjendet i vdekur një person në Llapqevë të Malishevës
“Fillova si portier”, Sesko zbulon rrugëtimin e tij qesharak...