Ministria e jashtme ruse ka paralajmëruar Uashingtonin dhe aleatët e tij kundër ndërmarrjes së hapave të rrezikshëm në Siri, pas tensioneve të fundit në Idlib.
“Ne paralajmërojmë SHBA-të dhe aleatët e saj kundër hapave të rinj të rrezikshëm”, tha zëdhënësja e MPJ-së ruse Maria Zakharova kur u pyet për Sirinë, transmeton portali arbresh.info.
Zëdhënësja e ministrisë rikujtoi që me 6 shtator Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara u mblodh në një takim të hapur për dosjen kimike siriane më kërkesë të Shteteve të Bashkuara.
Deklarata u bë në mes të situatës së tensionuar në Idlib të Sirisë: më parë gjatë ditës Qendra ruse për pajtimin sirian raportoi se pamjet e rreme të “sulmeve kimike”, të projektuara për të lehtësuar implikimin e forcave qeveritare siriane, kishte filluar në krahinë./arbresh.info/
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...