Mbrojtësi i Arsenalit, Stephan Lichtsteiner ka thënë se do të mendoj pensionimin nëse e ndien që standardi i tij është duke rënë.
Mbrojtësi i krahut të djathtë arriti në Emirates këtë verë pas skadimit të kontratës së tij në Juventus, transmeton portali arbresh.info.
Hector Bellerin ka garantuar këtë pozitë në sezonet e fundit nën udhëheqjen e Arsene Wenger. Pavarësisht eksperiencës së madhe, trajneri i ri Unai Emery vlerëson lartë shpejtësinë e Bellerinit dhe aftësitë e tij për të kontribouar edhe në sulm.
34-vjeçari thotë se nuk është i shqetësuar rreth qëndrimit në bankinë, por shton se mund të mendoj pensionimin një ditë në rast se nuk mund të garojë më.
“Mund të kisha ndryshuar pesë klube këtë verë duke e ditur se kam të garantuar që të luaj 47 nga 50 ndeshjet serioze”, ka thënë Lichtsteiner për gazetën zvicerane ‘Sportal’, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk më pengon mua, ashtu si në vitin 2011, unë doja të transferohem te Juventusi, doja t’i bashkohem një klubi të madh”
“Isha duke kërkuar për një sfidë në një ligë të re. Andaj e dija nga fillimi që në Arsenal unë duhet të luftoj për pozitën e rregullt startuese kundër Hector Bellerinit”

“Për mua, dorëzimi nuk ka qenë asnjë në diskutim. Nëse më duhet të pranoj se nuk mund të mbaj nivelin si në vitet e fundit, atëherë do të jetë koha”
“Por, atëherë jo vetëm që do të jap dorëheqje nga skuadra kombëtare e Zvicrës, por do të përfundoj edhe karrierën time”
“Bazuar në të dhënat nga performoncat, unë kam fizikun e një 28-vjeçari”
Arsenali do të përballet me Newcastle me rikthimin e Premierë Ligës këtë vikend./arbresh.info/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën