Kosova e vazhdon sonte (e hënë) rrugën e saj në Ligën e Evropës teksa në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë do të takohet me Ishujt Faroe.
Përfaqësuesja kosovare vjen në këtë ndeshje pas barazimit të arritur të premten e kaluar ndaj Azerbajxhanit në Baku, teksa e kërkon fitoren e parë në shtëpi ndaj Përfaqësueses modeste evropiane.
Kjo ndeshje do të jetë e veçantë pasi që Kosova për herë të parë në një ndeshje për pikë luan në stadiumin me emrin e legjendës Fadil Vokrri.Gazetari Bekim Aliu e ka bërë një propozim interesant përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
“Të gjithë në këmbë, ta nderojmë Fadil VokrrinSonte, duke filluar prej orës 20.45, Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë kundër Ishujve Faroe, në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kombeve.Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë në fushën e gjelbër si futbollist e më pas si kryetar i FFK-së, propozoj që në minutën e 9-të të gjithë ne të pranishëm në stadium ta nderojmë Fadil Vokrrin, emrin e të cilit e mban stadiumi i qytetit në Prishtinë”, shkruan Bekim Aliu.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot