Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është në një takim urgjent me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Kjo është konfirmuar nga Qalaj për lajmi.net, duke mos dhënë detaje të tjera. Ky takim mund të ndodh pas paralajmërimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovë.
Ndryshe, sot shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka publikuar një email të cilin e ka pranuar nga autoritetet e Republikës së Kosovës, ku thuhet se presidentit të Serbisë nuk i lejohet vizita në Liqenin e Ujmanit.
Sipas mediave serbe vizita e Vuçiqit në Kosovë mund të anulohet për shkak të, siç thonë ato, prvokimeve të Kosovës.Kjo deklaratë e tij erdhi menjëherë pas lajmit se takimi ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel është anuluar.
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...