Emigrantët ne Preshevë: Policët maqedonas ishin gjakpirës dhe kriminelë!

18:51 | 23 Gusht 2015
M. A.

Një grup prej rreth 2,300 emigrantësh nga mbrëmë deri ne orët e hershme te mëngjesit sot kane hyre në pikën e kalimit Preshevë kryesisht përmes Llojanit-Miratocës. Ata sot kane mbushur Preshevën spic. Ne pamje dukeshin se janë kthyer nga lufta e jo nga Maqedonia, te gjakosur, shkyer, rraskapitur pa ngrenë e pirë.

Ata aktualisht gjenden jo vetëm në Qendrën e pranimit në “Tasjan”, por kane mbushur edhe rrugët, livadhet e disa tjerë strehëve të qytetit dhe duke pritur në kolonë prej afër një kilometri, njofton “Presheva Jonë”.

Ne hyrjen e këtyre refugjatëve ekipi i gazetarëve të “Presheva Jonë” u gjend ne mesin e tyre. Ata ishin me shume se 2,300 njerëzve të cilët dje shqyen kordonin e policisë maqedonase dhe kaloi kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë te cilët u kishin refuzuar bukën. S’deshin madje edhe surratin me u pa policisë maqedonase.

Gjatë 24 orëve të fundit në një qendër pritjeje në Preshevë mbërritën në mes 6,000 dhe 8,000 refugjatë nga Lindja e Mesme, të cilët kanë hyrë në Serbi nga Maqedonia, tha sekretari i Kryqit të Kuq në Preshevë Ahmet Halimi.

“Policia maqedone janë kriminelë dhe te ndyrë. Ata me disa tregtarë tjerë na shitnin ujin prej lumit, bu kën e tri ditëve dhe qumështin e nxehte të dhive per fëmijët tanë nga 10 a 15 euro. Kur arritën gazetaret e huaj me na pritur ne kufi, policia maqedone u ofrua me disa paketa gjoja po na ndihmojnë. Ne ju refuzuam ushqimin e tyre dhe as nuk duanim t ja shofim surratin. Ata ishin gjakëpirës dhe kriminelë ! Ta dhevsha Europën e juaj, kafshët në shtretër, e njerëzit, fëmijët rrugëve dhe në shi , a eshte ko punë ?! Falemnderojm popullin shqiptare, qytetaret e Preshevës per mikëpritje qe na ofruan ndihma pa pagese.Allahu jav pagofte!..” tha për “Presheva Jonë” Abdul ben Khaled nga Siria me 4 anetare te familjes te cilet kishin bere 14 dite rrruge nga Siria deri ne Preshevë.

Në Qendrën e pritjes në Preshevë pritjet jane jashtëzakonisht të gjata dhe popullata shqiptare, Kryqi i Kuq, UNHCR-ja po ndajnë sa munden ujë, veshje e ushqim dhe gjësende tjera të higjienës.

Kritika për policinë maqedonase per sjelljet johumane me refugjatet ne Maqedoni, sidomos ne Gjevgjeli dhe kufirin me Preshevën ka pasur edhe nga UNHCR nga Gjeneva.

Në dy-tri kende në Preshevë, janë gati disa autobusë që do të shprendajnë emigrantë ne qendra ne Nish, Beograd…sepse Presheva nuk ka kapacitet t’i mbajë mijëra emigrantet, kur s’është në gjendje as qytetarët e vet t’i mbajë.

Shpërndaje në rrjete sociale