Kryetari i Partisë së Fortë, Visar Arifaj në një intervistë për KosovaPress, thotë së Komunës së Prishtinës i duhet një kryetar me i rreptë dhe më autoritar, kurse Shpend Ahmeti nuk është i tillë.
Arifaj thotë se megjithatë Komuna e Prishtinës nën drejtimin e Shpend Ahmetit ka shënuar disa përparime, në krahasim me kohën kur me kryeqytetin qeveriste kryeministri aktual i vendit, Isa Mustafa. Por, shton ai, edhe qeverisja e Ahmetit është ende larg pritjeve që ka pasur Partia e Fortë.
Synimi i Partisë së Fortë, thotë ai, është që të mos ngurohet në ide “të çmendura” dhe në ambiciet për të kërkuar çdo herë shumë e më shumë.
Arifaj vlerëson se në Komunën e Prishtinës çdo gjë është disfunksionale dhe se kjo po e bën atë qytetin më kaotik në planetin Tokë.
“…Komuna e Prishtinës është disfunksionale në çdo aspekt, qoftë për nga ndërtimet, qoftë për nga transporti. Çdo gjë komunën e Prishtinës e bën si qytetin më kaotik që mundesh me gjet ndoshta në planetin tokë dhe rrethinë. Dhe për t’i ndryshuar këto nuk mjafton vetëm të qeveriset në mënyrë korrekte, nëse krahasojmë me qeverisjen e kalume, atëherë mund të themi se ka përparim, pra se ka përparu Prishtina”, thotë Arifaj.
Arifaj tha për KosovaPress se projektet e Partisë së Fortë (PF), të cilësuar nga vetë partia si më të zëshmet, kanë tërhequr interesimin e komunës për bashkëpunim.
Për të gëzuar respektin e duhur, sipas Arifajt, duhet një qasje më autoritare dhe duhet një autoritet më i fortë.
Ai thotë se kryetarit të Komunës, Shpend Ahmetit, nuk i ka hije të jetë shef.
Arifaj tha se është duke i analizuar mundësitë e kandidimit për president të vendit.
Sipas Kushtetës së Kosovës kandidatët për President duhet të jenë mbi 35 vjet. Por edhe për këtë legjendari Arifaj thotë se është shumë lehtë, pasi që me të njohshëm mund të ndërrohet edhe data e lindjes.
Për Partinë e Fort mbetet shqetësues fakti që rreth 60 për qind e qytetarëve të Kosovës janë ende duke punuar .
“Numri i vendeve të punës është gjithmonë i ndryshueshëm varësisht se cila po tingëllon më bukur për veshin. Mos të harrojmë se filozofia e Partisë së Fortë është që nuk janë problem 40 për qind të papunë, në Kosovë problem është pse 60 për qind ende duhet të punojnë. Synim i Partisë të Fortë është që asnjë qytetar i Republikës së Kosovës, të mos ketë nevojë të punoj”, tha Kryetari i Partisë së Fortë, Visar Arifaj.
Premtimet e Arifajt për zgjedhjet e ardhshme do të ndryshojnë, varësisht se cilat janë dëshirat e qytetarëve, pasi sipas tij edhe këto dëshira ndërrojnë vazhdimisht.
Por, se çka do të realizohet, ai thotë se nuk bëhet e ditur, pasi që ato janë “çështje interne të partisë”.
“Kemi raketa Javelin dhe tri anije patrulluese”, Rama: Ushtr...
Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona
Ngritet aktakuzë ndaj S.A. për krime lufte në Gjilan
Dita e Veteranit, Bekim Jashari: Nga 30 dhjetori 1991, Adem ...
Maurizio Sarri i nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër, prite...
Përplasje mes pozitës dhe opozitës për listën e pronave komu...