Edhe sot ka dështuar mbajtja e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga Opozita për debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit Thaçi për shkëmbim të territorit me Serbinë, shkruan arbresh.info.
Me të filluar seanca, kryeparlametnari Kadri Veseli ka thënë se janë bërë dy ditë që nuk po mund të mbahen seanca andaj ai ka thirrur një mbledhje të kryesisë për në orën 14:00.
“Tash e dy ditë po vazhdon kjo kështu, në këto rrethana jam i detyruar që të mbylli këtë seancë dhe në orën 14 ftoj kryesinë e kuvendit së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare në një mbledhje të përbashkët”, tha Veseli.
Në sallë ishin vetëm deputetët e VV, LDK, Alternativës dhe PSD-së, ndërsa nuk ishte prezent asnjë deputet i pozitës./Arbresh.info/

Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj