“Goli i Gareth Bale nuk është një nga më të bukurit të sezonit të kaluar, është thjesht më i miri. Nuk arrij ta besoj si është e mundur që nuk e ka fituar çmimin e golit më të bukur”.
Këto kanë qenë fjalët e Ryan Giggs në lidhje me magjinë e realizuar në finalen e Champions League nga ylli i Realit kundër Liverpool.
Trajneri i Uellsit ka shprehur gjithë pakënaqësinë e tij në lidhje me vendimin e UEFA-s, që ia ka dhënë çmimin Cristiano Ronaldos për golin e realizuar në çerekfinale kundër Juventusit.
“Të shënosh një gol të tillë në një ndeshje tjetër do ta bënte thjesht kandidat, por ta bësh në finalen e një kompeticioni duhet t’i kishte siguruar çmimin”, ka deklaruar Giggs.
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...
Rritet çmimi i arit dhe naftës
Një i ri nga Kosova raportohet se ka vdekur në vendin e punë...