Sot, kuadër të shënimit të 20-vjetorit të Epopesë së Vrrinit në Prizren, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bëri homazhe dhe vendosi lule në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.
Me këtë rast, ministri Gashi tha se nderimi për dëshmorët e lirisë është vlerë që na mban të fortë në rrugën e fuqizimit të shtetit. Dëshmorët janë udhërrëfim për brezat e rinjë dhe dëshmi se sa shumë gjak është derdhur për të jetësuar aspiratat shumë shekullore të popullit tone. Lavdi Dëshmorëve! u shpreh ministri Gashi.
Gjatë Epopesë së lavdishme të Vrrinit nga 1 deri 5 shtatori 1998, në përballje guximtare ranë për të mos vdekur kurrë në altarin e lirie 28 pjesëtarë të UÇK-së.
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...