Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar të zgjedhurit e tij për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Kosova së pari përballet më 7 shtator ndaj Azerbajxhanit në udhëtim.
Pas tri ditësh përfaqësuesja jonë zhvillon ndeshjen tjetër, po në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Ishujve Faroe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në listën e të ftuarve spikat një lojtar nga Superliga e Kosovës, Visar Bekaj, i cili është ftuar në përfaqësuesen A.
Në mbrojtje Kastriot Dermaku është ftuar pas paraqitjeve me Cosenzan përkrah Mërgim Vojvodës, Amir Rrahmanit dhe Fidan Alitit e Ardian Ismajlit.
Leart Paqarada, Benjamin Kololli, Jetmir Krasniqi dhe Arbenit Xhemajli po ashtu bëjnë pjesë në këtë listë për mbrojtje.
Në fazën e mesfushës dhe sulmit dallojnë disa prej top lojtarëve të përfaqësueses, ku mungesa më e madhe është ajo e Valon Berishës.
Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Idriz Voca dhe Bernard Berisha janë pjesë, bashkë me Arbër Zenelin, Milot Rashican dhe Edon Zhegroën e Bernard Berishën.
Elbasan Rashani gjen veten po ashtu në formacion bashkë me Donis Avdijajn, Vedat Muriqin dhe Atdhe Nuhiun.
Lista e plotë e përfaqësueses së Kosovës:

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...