Tre ish-sekretarë të përgjithshëm të NATO’s kanë bërë thirrje që selisë së re prej 1.4 miliardë dollarësh të aleancës me qendër në Bruksel t’i vihet emri John McCain.
“Pavarësisht se ishte senator i Shteteve të Bashkuara, ne kudo në Evropë mendojmë se John McCain III ishte një nga tanët,” shkruanin ata në një letër për gazetën britanike The Times.
Në letrën e tyre, Anders Fogh Rasmusen, i cili shërbeu në postin më të lartë të NATO’s në vitet 2009-2014, George Robertson (1999-2003) dhe Javier Solana (1995-1999) e mbështesin propozimin me arsyen e forcimit të “unitetit transatlantik”.
Në letër thuhet: “Si tre ish-sekretarë të përgjithshëm të NATO-s, ne besojmë se aleanca transatlantike është themeli i një bote të qëndrueshme, paqësore dhe të lirë. Pak gjëra e simbolizojnë këtë aleancë dhe përfitimet afatgjata nga lidershipi global amerikan, më mirë se jeta dhe puna e John McCain.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s Jens Stoltenberg konfirmoi se ai e kishte marrë kërkesën për t’i vënë emrin John McCain selisë së re të NATO’s.
“Ky propozim do të studiohet me kujdes,” tha zëdhënësja e NATO’s Oana Lungescuin në një deklaratë.
Mitrovica përkujton 26-vjetorin e `Natës së Tmerrit` për ban...
646 kundërvajtje në trafik përmes sistemit të ri në Maqedoni...
PD-PS përplasje për `territorialen` në Kuvendin e Shqipërisë
Durmishi: Qeveria hap thirrjen për subvencionimin e transpor...
Vetura bie në humnerë në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, një p...
Kupa e Kosovës rikthehet me gjysmëfinalet që premtojnë spekt...