Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) sërish ka apeluar te partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-ja, që të prononcohet për referendumin. Nga LSDM kanë potencuar, se ardhmëria është e njëjtë, dhe nuk njeh dallime etnike, religjioze dhe partiake.
“Maqedonia u përcaktua! Partitë politike, qytetarët, organizatat joqeveritare, janë përcaktuar për ardhmërinë e Maqedonisë në BE dhe NATO. Ardhmëria është e njëjtë, dhe ajo nuk njeh dallime etnike, religjioze dhe partiake. Është koha që të gjithë të jemi njëzëri për interesin tonë nacional dhe strategjik. Në interes të ardhmërisë, të gjithë duhet të bëhen pjesë, të dalin dhe të votojnë “për” Maqedoni evropiane”, thuhet në kumtesën e LSDM-së, njofton Portalb.mk.
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër