Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli në një konferencë për mediat pas sulmit me armë ndaj banesës së gazetares Klodiana Lala, duke e konsideruar këtë sulm si një “mesazh mafioz”.
“Një gazetare është sulmuar me armë. Familja e gazetares Klodiana Lala është sulmuar me breshëri automatiku. Mesazhi mafioz për gazetaren është i qartë: kush shqetëson qeverinë, e ka fundin të shpejtë”, deklaroi Basha.
“Shpreh mbështetjen time për Klodiana Lalën dhe familjen e saj, si dhe për të gjithë gazetarët që denoncojnë lidhjet e qeverisë me krimin”, shtoi Basha.
Kreu i PD-së theksoi se “Edi Rama duhet të lërë lotët e krokodilit dhe të gjejë autorët e kësaj ngjarjeje”
Në fund, Basha iu drejtuar kryeministrit me këto fjalë: “Edi Rama, do të mbash vetë përgjegjësi nëse gazetares Klodiana Lala i preket qoftë edhe një fije floku nga horrat e krimit që ke nën urdhrat e tua”./Top Channel
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...