Anëtarët e Gardës Kombëtare me uniforma të Arizonës bartën arkivolin në sallën rrethore të Kapitolit ku u vendos trupi i senatorit, ndërkohë që dita e mërkurë përkonte me 82 vjetorin e tij të lindjes.
McCain vdiq të shtunën nga kanceri i trurit.
Para fillimit të ceremonisë, veteranë dhe ushtarakë aktivë kishin dalë në trotuar për të pritur trupin, i cili u soll në Kapitolin e Arizonës nga një shtëpi funeralesh.
Më vonë pasdite, Kapitoli u hap për publikun për t’i dhënë senatorit lamtumirën e fundit.
Për një pjesë të banorëve të Arizonës, McCain ka qenë politikani më i njohur në jetën e jetën e tyre. Ai e mori detyrën në fillim të viteve 1980, së pari si kongresmen dhe më pas si senator, një post i mbajtur dikur nga senatori Barry Goldwater.
McCain është personaliteti i tretë publik, trupi i të cilit vendoset në Kapitolin e Arizonës për homazhe gjatë 40 viteve të fundit.
Të premten, trupi i tij do të vendoset në Kapitolin e Kongresit në Uashington, ndërsa shërbimi përkujtimor përfundimtar do të mbahet të shtunën në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit./VOA
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...