Komandanti i bazës ushtarake amerikane “Bondsteel”, Nick Ducich tha se për bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, nuk ka shumë për të thënë sepse sipas tij ato janë sepse ato janë çështje politike.
I pyetur rreth progresit të bisedimeve Kosovë – Serbi me ndërmjetësimin e BE-së,ai tha se e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet është që liderët ulen dhe të flasin rreth tyre, transmeton Klan Kosova.
“Kur është në pyetje KFOR-i, nganjëherë ne jemi të shqetësuar, sepse tensionet rriten dhe kur njerëzit dëgjojnë në lajme disa gjëra që nuk janë në përputhje me situatën në terren”, ka thënë komandanti i Bondsteel.
Sipas tij, misioni i KFOR-it mbetet i njëjtë dhe nuk ndryshon.
“Ne jemi këtu për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit dhe momentalisht jemi duke punuar nën Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, deklaroi Ducich për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, transmeton Klan Kosova.
Duke komentuar transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, komandanti i Bondsteel-it deklaroi se Amerika konsideron se për një gjë të tillë duhet të ndryshojë Kushtetuta e Kosovës.
“Deri më tani KFOR-i e kryen këtë mision mirë. Mendoj se ka çështje më të rëndësishme se a do të ndodhë ky transformim apo jo”.
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...