Në një traget në Greqi të linjës Pire – Kretë ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm nga garazhet duke shkaktuar tmerr tek 875 udhëtarët që po udhëtonin me të, ndër të cilët shumë fëmijë.
Por, ata, u arrit të evakuoheshin në kohë nga ekuipazhi nga hyrje anësore dhe të shpëtonin duke marrë me vete panikun, që nxitej më tepër nga tragjedia ende e freskët me zjarrin që ndodhi në Mati.
Një tym i dendur vinte nga garazhi i anijes, pas zjarrit që shpërtheu në del në orën 23:30 të mbrëmjes. Rreth orës dy e gjysmë të natës kur zjarri u vu disi nën kontroll, anija ndryshoi drejtim dhe filloi të lundronte për në portin e Pireut me një shpejtësi që arriti në 16 nyje dhe arriti në orën 4 të mëngjesit.
https://www.youtube.com/watch?v=4Y9i1JnLHfo
Aventuara e 875 pasagjerëve përfshirë dhjetra fëmijë nuk mbaroi atje. Zjarri ende nuk ishte shuar, ndaj u vlerësua se udhëtarët nuk mund të zbrisnin në rrethana normale nga pas.
U deshën 40 minuta për të filluar zbritjen e tyre nga një seksion anësor me ndihmën e në shkalle të posaçme në grupe prej dhjetë vetës.
Prioritet u është dhënë fëmijëve dhe pleqve. Evakuimi u përfundua në mëngjes; të 875 pasagjerët u lanë në portin e Piereut.
“Në fund bërtitëm “Lavdi perëndisë!” tha një zonjë në orën 5:30 kur u largua nga trageti.
Qindra pasagjerë mbetën në port gati një orëe gjysëm më pas pasi arriti anija. Teksa varka nga deti po vinin për të shuar zjarrin, anëtarët e ekuipazhit u shpërndanë maska për pasagjerët dhe i këshillonin për durim derisa të zbarkonin. Të tjerë pasagjerë që duhej të mbërrinin në Kretë u hipën në një anije tjetër që u mor me qera nga porti.
Ata që ishin me makina thanë se ishin njoftuar se do t’i merrnin makinat pas dy ditësh. Kur të gjithë të jenë larguar, do të nisë identifikimi i shkaqeve të zjarrit në anije.
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran