Një burrë i moshuar ka paguar me çmim të lartë kënaqësinë e të konsumuarit sushi, pasi ushqimi i tij i preferuar i shkaktoi infeksion.
Për shkak të infeksionit, ai e ka humbur dorën dhe parakrahun, transmeton portali arbresh.info
12 orë pasi kishte konsumuar peshk, ai përjetoi një infeksion të tmerrshëm në dorë , që u bë sa një top i golfit dhe që i dha dhimbje të tmerrshme.

Burri nga Koreja Jugore i ka përjetuar këto dhimbje si pasojë e një infeksioni bakterial që zakonisht bie për shkak të ushqimeve të detit që konsumohen të papërpunuara.
Mjekët përpara se të kryenin operacionin e vështirë, janë përpjekur që të shërojnë atë me antibiotikë. Megjithatë s’ka pasur sukses.

Gjendja e tij është përkeqësuar edhe për shkak të sëmundjes së diabetit, presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjes së veshkave.
Studime të shumta theksojnë se njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e veshkave kanë gjasa të mëdha të preken nga infeksionet./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...