Në procedurë kuvendore është futur propozim-ndryshimi i Ligjit për Policinë Financiare.
Me ndryshimet pritet të krijohen mekanizma të pavarur për kontroll të punës së zyrtarëve policorë.
Kjo është në pajtim me ndryshimet e reje të Ligjit për Prokurori Publike, me të cilat parashihet të formohet edhe Departament për hetimin dhe ndjekjen e veprave penale në kuadër të Prokurorisë Themelore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky departament duhet të hetojë veprat penale nga zyrtarët policorë, ndërsa do të ketë detyrë edhe të sigurojë paanshmëri dhe objektivitet në rastet që ka dyshime për vepra penale.
Me këto ndryshime pritet të përforcohen edhe kompetencat e Drejtorisë së Policisë Financiare.
Para nënshkrimit të marrëveshjes për punë, zyrtarët policorë do të kalojnë edhe një kontroll të sigurisë.
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...