Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.
Gjatë këtij takimi njoftues, kryeministri Mustafa e informoi ambasadorin Delawie për progresin në Kosovë, duke theksuar prioritetet e Qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe agjendën integruese euroatlantike, e reformat thelbësore në fusha të tjera, si pjesë e zhvillimit të vendit.
Kryeministri Isa Mustafa shprehu mirënjohjen e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen dhe kontributin e pazëvendësueshëm që SHBA-të kanë dhënë dhe po japin për Republikën e Kosovës.
Kryeministri Mustafa po ashtu shprehu përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, e falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen duke shprehur përkushtimin e tij gjatë misionit në Kosovë, për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Ambasadori Delawie po ashtu vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të SHBA-ve për Kosovën./Arbresh.info
Disa lagje në Prishtinë mbesin sot pa ujë deri në orët e pas...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri